
Sipas njoftimit zyrtar të policisë në Facebook “operacioni “NEIKEA” ka nisur që nga viti 2016 nga Policia e Milanos dhe kishte për qëllim goditjen e organizatës kriminale që drejtohej nga shtetasi italian Luca Guerra që merrej me shitjen e kokainës në Balsamo/Milano”.
Më tej policia sqaron se:
“Italia arrestoi Luca Guerra më 01 prill 2016 dhe drejtimin e organizatës kriminale e mori shtetasi Giuseppe Sanfilipo, i cili u arrestua më datë 25 qershor 2016, pasi ka tentuar të vrasë shtetasin shqiptar M. P.
Në kuadër të këtij operacioni, më datë 13 nentor 2016 u arrestuar në kufirin midis Francës dhe Italisë, korrieri shqiptar i drogës, si dhe janë sekuestruar 8.6 kg kokainë”.