Policia shqiptare njoftoi të enjten se ka arrestuar 29-vjeçarin shqiptar Endri Blliku(Elezi), i cili ka kryer sulmin terrorist në Nice të Francës në 2016.
Ai u arrestua në Itali pas një urdhri arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Franca. Elezi akuzohej për shitje të armëve Mohamed Lahouaiej Bouhlel, një terroristi i cili ishte pjesë e sulmit terrorist të Nices më 14 korrik 2016.
Në këtë sulm 84 persona humbën jetën dhe më shumë 150 të tjerë mbetën të plagosur.
Një kamion frigoriferik, 18 metra i gjatë, hyri me shpejtësi mes turmës së njerëzve në shëtitoren e qytetit bregdetar duke marrë njerëzit përpara.
Dy ditë më vonë, më 16 korrik shteti Islamik ISIS mori publikisht përgjegjësinë për sulmin terrorist.
Policia shqiptare deklaroi se arrestimi ishte rezultat i bashkëpunimit intensiv midis autoriteteve të Francës, Italisë dhe Shqipërisë. I dyshuari u arrestua në Caserta, Itali.
Policia tha se ai kishte ndryshuar identitetin e tij disa herë që kur u vendos në listën e të kërkuarve ndërkombëtarë pas sulmit në Nice 2016. Procedurat për ekstradimin e tij për Italinë në Francë janë duke u zhvilluar.