Policia apel partive politike të respektojnë masat anti Covid

Nga Exit News
Policia apel partive politike të respektojnë masat anti Covid

Policia ka bërë thirrje për respektim të masave anti Covid, duke sjellë në vëmendje aktin normativ që ndalon grumbullimin e më shumë se 10 personave.

“Por, njëkohësisht duke mos dashur në asnjë mënyrë të hapim shtigje për keqinterpretime, u kërkojmë subjekteve politike bashkëpunim dhe mirëkuptim. Në të kundërt penalizimet me gjobat përkatëse do të jenë të pashmangshme”, tha policia të enjten me anë të një njoftimi.

Ky reagimi policisë vjen pasi të enjten kreu  i PD Lulzim Basha organizimi të enjten në Kavajë një takim elektoral ku u mblodhën qindra qytetarë.

Nga fotot që ka postuar Basha duket se shumica prej tyre nuk mbajnë as maskë.

“Deri kur rregullat në fuqi do ta ndalojnë grumbullimi e mbi 10 personave, Policia e Shtetit është e detyruar të penalizojë shkelësit”, tha Policia.

Kjo nuk është hera e parë që një forcë politike shkel masat, më herët PS LSI e PD kanë shkelur masat duke bërë fushatë.

Policia ka gjobitur nga PS ministrin e Mjedisit Blendi Klosi për shkelje të masave anti COVID-19.

Nga PD është gjobitur Belind Këlliçi për shkelje të rregullave anti-Covid.

Monika Kryemadhi dhe Endrit Brahimllari janë gjobitur po ashtu për shkelje të këtyre masave.

Por partitë duket se nuk kanë reflektuar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>