Policia ka arrestuar një protestues 21-vjeçar për protestë të paligjshme dhe të dhunshme, si dhe për mbajtje të një sasie kanabis, të gjetur pas kontrollit fizik.
Njëkohësisht është ndaluar edhe një 33-vjeçar që ishte shpallur në kërkim pas identifikimit të tij përmes pamjeve filmike të protestës së datës 9 dhjetor dhe 12 dhjetor.
18 qytetarë të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Policia kujton se grumbullimet me më shumë se 10 persona janë të jashtëligjshme për shkak të masave të marra për parandalimin e Covid-19 dhe se përdorimi i dhunës është i dënueshëm me ligj.