Politikanët serb vaksinohen me vaksinën ruse Sputnik V

Nga Exit News
Politikanët serb vaksinohen me vaksinën ruse Sputnik V

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç dhe ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vullin u vaksinuan të mërkurën me vaksinën e Rusisë kundër Covid-19.

Qeveria serbe njoftoi të mërkurën se ata morën vaksinën Sputinik V të Rusisë në Institutin e Virologjisë Torlak në Beograd.

Sipas njoftimit të qeverisë serbe, vaksinën ruse kundër Covid-19 e kanë marrë edhe zyrtarë të tjerë serbë.

Marija Gnjatoviq, nga Instituti për Energjinë Bërthamore, Dragana Despot, drejtoreshë e Institutit për Biocide dhe Ekologji Mjekësore dhe Mirsad Gjerlek, sekretar i Shtetit në ministrinë e Shëndetësisë së Serbisë, janë vaksinuar më Sputnik V.

Kryetari i Kuvendit tha pas marrjen se dozës së parë t vaksinës se ata janë të gjithë mirë. Më tej ai deklaroi se:

“Do të marrim dozën e dytë brenda tre javësh, por nuk kam dyshim se do të jemi mirë. Ne nuk kërkuam të bëjmë vaksinën, por iu përgjigjëm kërkesës së ekspertëve që zyrtarët më të lartë të tregojnë publikisht se nuk kanë frikë nga vaksinat”.

Sipas tij marrja e vaksinës së Rusisë nuk ka asnjë motiv politik. Kreu i Kuvendit të Serbisë u shpreh se është rënë dakord që udhëheqësit e lartë institucional të merrnin vaksinat nga prodhues të ndryshëm në mënyrë që të rrisin besimin e qytetarëve në vaksinimin kundër COVID 19.

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq ka marrë vaksinën e kompanive perëndimore, Pfizer dhe BioNtech.

Serbia siguroi 2,400 doza nga Sputnik V në 30 dhjetor.

qeveria e Serbisë njoftoi më të martën se deri në fund të kësaj jave, planifikohet vaksinimi i 11,000 njerëzve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>