Polonia shpalli të enjten gjendjen e jashtëzakonshme në dy rajone në kufi me Bjellorusinë, pas rritjes së fluksit të emigrantëve që kalojnë kufirin nga vendi fqinji.
Kjo përbën herën e parë, pas rënies së komunizmit që lëshohet një urdhër i tillë që ndalon tubimet dhe kufizon lëvizjet e njerëzve në një brez prej 3 km përgjatë kufirit për 30 ditë, sipas Reuters.
Javën e kaluar Polonia filloi ndërtimin e një gardhi me tela me gjemba për të frenuar fluksin e emigrantëve nga vende si Iraku dhe Afganistani.
Polonia dhe Bashkimi Evropian akuzojnë presidentin bjellorus, Aleksandër Lukashenko se inkurajon emigrimin e popullit bjellorus si përgjgije ndaj sanksioneve që Blloku ka vendosur ndaj Minskut.
Grupet humanitare, që punojnë me emigrantët, dëshmojnë për një prani në në rritje të policisë polake dhe automjeteve të blinduara në kufi ditët e fundit. Ata janë të shqetësuar pasi urdhri do të kufizojë punën e tyre me refugjatët.
Aktivistët e të drejtave kanë akuzuar autoritetet polake për mungesë të kujdesit mjekësor për emigrantët e bllokuar, por kjo e fundit e konsideron përgjegjësi të Bjellorusisë.
BE vendosi sanksione ekonomike ndaj Bjellorusisë pas zgjedhjeve të diskutueshme në gusht 2020, përndjekjes së opozitës dhe së fundmi, pas devijimit të një fluturimi të linjës Ryanair me synimin e arrestimit të gazetarit kritik Raman Pratasevich.