Presidenca i përgjigjet Ramës:  Nuk e ble dot dashurinë e Metës për atdheun

Nga Exit News
Presidenca i përgjigjet Ramës:  Nuk e ble dot dashurinë e Metës për atdheun

Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta Tedi Blushi iu përgjigj kryeministrit Edi Rama për deklaratat që bëri nga Skrapari.

Ai tha se Rama nuk mund të blejë “dashurinë e Ilir Metës për atdheun”.

“Zoti Rama, Ilir Meta ka qenë dhe do të jetë gjithmonë krenar, që ka lindur dhe i përket popullit të Skraparit. Skrapari gjënë më të shenjtë ka patur dhe do të ketë Atdheun dhe lirinë. Fatkeqësia jote është që mund të blesh çdo gjë përveç dashurisë së Ilir Metës për Atdheun”, tha Blushi.

Edi Rama ishte të premten në Skrapar ku foli edhe për marrëdhënien e tij më Metën dhe “krisjen” e tyre.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>