Zyra e Presidentit Ilir Meta reagoi ndaj sulmeve të kryebashkiakut Veliaj për Presidentin Ilir Meta.
“Mos e detyro Presidentin e Republikës t’u bëjë thirrje qytetarëve të të përzenë që sot nga Bashkia e Tiranës, si një qen rrugësh të pasterilizuar, o provokator ordiner i skizofrenit me kartelë”, u shpreh zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi në një reagim të psotuar në faqen e tij në Facebook.
Ai shtoi se Veliaj do të dënohet nga qytetarët për “shembjen kriminale të Teatrit Kombëtar, as për aferën e zezë sterrë të inceratorëve dhe as për shumë afera të tjera”.
Blushi e konsideroi vendimin për lirimin e zyrave të FRD-së si “veprime të paligjshme dhe të porositësh dhunë kundër opozitës”.