Forcat talibane hynë të dielën në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul ndërsa presidenti Ashraf Ghani është larguar nga vendi.
Një zyrtar i lartë i Ministrisë së Brendshme afgane i tha Reuters se Ghani ishte nisur për në Taxhikistan.
Një përfaqësues i talebanëve tha se grupi po kontrollonte vendndodhjen e presidentit Ghani.
Diplomatët amerikanë u evakuuan nga ambasada e tyre me një helikopter pas përparimit të shpejtë nga militantët, të cilët kanë marrë kontrollin e Afganistanit 20 vjet pasi u rrëzuan nga forcat e udhëhequra nga SHBA pas sulmeve të 11 shtatorit në New York.
Nuk ka raportime për luftime në Kabul dhe zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid tha se ata ishin duke pritur në periferi dhe ishin në bisedime me qeverinë e mbështetur nga Perëndimi për një dorëzim paqësor.