Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel u takuan të martën, përmes një videokonference, me presidentin e Turqisë, Recep Tayiip Erdoğan.
Takimi i paraprin samitit të lidërave europian javën që vjen, ku do të diskutohen edhe raportet Turqi-BE.
Në një konferencë për shtyp, pas takimit, Michel tha se KE mirëpret bisedimet midis Greqisë dhe Turqisë dhe vizitën e ministrit të jashtëm grek në Turqi.
Mosmarrëveshjet mes vendeve u përshkallëzuan verën e kaluar, kur Turqia dërgoi anije për shpimin dhe kërkimin e burimeve të reja të naftës në Mesdheun Lindor.
Turqia tërhoqi anijet, tduke shtensionuar situatën si dhe mori pjesë në bisedimet e para detare me Greqinë që nga 2016.
Michel konsideroi pozitive edhe progresin e bërë me Qipron, ku pas disa javësh njoftoi do të zhvillohet edhe një takim informal mes palëve.
Ai tha se objekti i bisedës me presidentin Erdogan ka qënë axhenda e BE, bazuar në 3 shtylla konkrete: bashkëpunimi ekonomik, emigrimi dhe lëvizja e njerëzve.
“Angazhimi ynë do të jetë proporcional, progresiv dhe i kthyeshëm,” u shpreh Michel.
Përsa i përket bashkëpunimit ekonomik, do të shikohen fushat ku është e leverdisshme të punohet.
Teksa përshëndeti pritjen e 4 milion emigrantëve nga Turqia, ashtu si Von der Leyen, Michel shprehu shqetësim për tërheqjen e Turqisë nga Konventa e Stambollit, për parandalimin e dhunës ndaj grave e fëmijëve.
“Sundimi i ligjit dhe respektimi i të drejtës së njeriut janë vlera thelbësore të BE,” u shpreh ai.