![charles michel Presidenti i KE-së Michel thirrje për miratimin e testeve të shpejta të Covid-19](https://exit.al/wp-content/uploads/2020/01/charles-michel.jpg)
Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel u bëri thirrje të martën qeverive të BE-së që të miratojnë teste më të shpejta për koronavirusin, si pjesë e një qasjeje më të koordinuar për të luftuar pandeminë. Michel reagoi pas rritjes së numrit të infeksioneve dhe rrezikut që sistemet shëndetësore të mbingarkohen.
Drejtuesit e qeverive të BE-së do të diskutojnë sot, 28 tetor, mbi masat e reja kundër përhapjes së pandemisë. Këto masa përfshijnë përmirësimin e gjurmimit të kontakteve dhe udhëzime uniforme për vetë-izolim dhe karantinë.
Kryqi i Kuq Ndërkombëtar ka paralajmëruar që spitalet në BE po mbushen dhe në javët e ardhshme mund të mos ketë më shtretër të lirë.
Deri më tani në Çeki, dhe në një pjesë të Belgjikës dhe Hollandës, spitalet janë të mbingarkuara duke rrezikuar kolapsin.