
Seanca plenare për zgjedhjet e presidentit të Kosovës do të mbahet pas miratimit të ligjit të zgjedhjeve. Lajmin e dha drejtuesja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, sipas Radio Evropa e Lirë.
Për postin e presidentit të Kosovës garojnë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejtja, të dy pjesë e koaliconit të Vetëvendosjes në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Kryeministri Albin Kurti ka lajmëruar se nëse nuk arrihet dakordësia për zgjedhjen e presidentit atëherë vendi do ët shkojë në zgjedhjet.
Deri më tani, përfaqësues të Vetëendosjes njoftojnë se kanë sigururar 81 votat e nevojshme për zgjedhjen e presidentit.