Presidenti Ilir Meta kthen në Kuvendit ligjin “për aktivitetet e turizmit detar” sepse “teksti përmban terma që nuk janë në gjuhën shqipe”.
Fjalët e përfshira në ligj që Presidenti liston si problematike janë: “surf”, “windsurf”, “wakeboard”, “kitesurfing”, “bareboat”, “kroçera”, “surf-et me vela” etj. Madje në dekret Presidenti e pyet Kuvendin nëse fjalët e huaja (si për shembull “surf”) do të shqiptohen ashtu si shkruhen (surf) apo ashtu si shqiptohen në gjuhën angleze (sërf)?
Përfshirja e termave në gjuhë të huaj në ligjet e vendit “cënon drejtpërdrejtë indetitetin kombëtar që mbrohet nga Kushtetuta.” – argumenton dekreti i Presidentit.