
“Unë i besoj AstraZeneca. Unë i besoj vaksinës. Neser do të japim një deklaratë për sqarimin e situatës”.
Kështu u shpreh presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në konferencën për shtyp të së mërkurës për kushtet e reja për hapjen e kufijve dhe furnizimin me vaksina të vendeve.
Të enjten Agjencia evropiane shëndetësore do të raportojnë mbi vlerësimin e efekteve anësore të vaksinës së AstraZeneca.
Deri më tani 13 vende kanë pezulluar administrimin e AstraZeneca për shkak të vdekjes së disa personave një ditë pas marrjes së dozës së parë të vaksinës.