Presidentja e KE, Von den Leyen: Izolimi i të moshuarve, deri në fund të vitit

Nga Exit News
Presidentja e KE, Von den Leyen: Izolimi i të moshuarve, deri në fund të vitit

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von den Leyen deklaroi se për të të parandaluar përhapjen e COVID-19, izolimi i të moshuarve mund të zgjasë deri në fund të vitit. Në një intervistë për gazetën gjermane BILD, ajo pohoi:

“Kontaktet e të moshuarve me mjedisin e tyre në Evropë duhet të mbeten të kufizuara të paktën deri në fund të vitit për shkak të pandemisë së koronavirusit”.

Ajo theksoi se në kushtet e mungesës së një vaksine kundër koronavirusit, duhet të kufizohen në maksimum lëvizjet e të moshuarve sidomos atyre që ndodhen në shtëpi të të moshuarve.Von den Leyen pohoi se të rinjtë dhe fëmijët do të kenë më shumë liri se sa të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike, pasi rrezikojnë më pak.

“Fëmijët dhe të rinjtë më vonë do të gëzojnë më shumë liri të lëvizjes sesa të moshuarit dhe ata me probleme mjekësore para-ekzistuese”

Në lidhje me vaksinën dhe vaksinimin e shpejtë, Presidentja e KE deklaroi se janë në konsultim me kompanitë farmaceutike në lidhje me mundësinë e një prodhimi botëror.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>