Presidentja në detyrë Osmani takon kryeministrin Hoti

Nga Exit News
Presidentja në detyrë Osmani takon kryeministrin Hoti

Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, e cila ka marrë dhe detyrat e presidentit, po takohet  me kryeministrin Avdullah Hoti, mëngjesin e së hënës.

Sipas mediave kosovare, pas takimit, dy liderët nuk do të mbajnë konfrencë për shtyp.

Takimi do të kenë në fokus situatën politike në vend pas nisjes së proceseve gjyqësore për katër ish-drejtuesit e UÇK-së dhe liderët politikë të vendit: Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi.

Kryetarja e parlamentit të Kosovës,  Vjosa Osmani mori detyrën e Presidentes në detyrë në vend të Hashim Thaçit, pas dorëheqjes së tij në 5 nëntor.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dha dorëheqjen të enjten pasi u njoftua që aktakuza për krime lufte kundër tij u konfirmua nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Marrja e detyrës nga Osmani bazohet në nenin 90 të Kushtetutës së Kosovës për mungesën e përkohshme të presidentit:

“Në rast se Presidenti i Republikës së Kosovës përkohësisht nuk është i aftë për të përmbushur përgjegjësitë e tij/saj, ajo/ai mund t’ia kalojë vullnetarisht detyrat e postit të tij/saj, Kryetarit të Kuvendit, i cili do të jetë ushtrues i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës.”

Kushtetuta gjithashtu specifikon që pozita e Presidentit të Përkohshëm të Republikës së Kosovës “nuk mund të ushtrohet për një periudhë më të gjatë se gjashtë (6) muaj”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>