Prishtina i ndalon hyrjen Drejtorit të Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë

Nga Exit News
Prishtina i ndalon hyrjen Drejtorit të Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë

Qeveria e Kosovës i ka ndaluar hyrjen Drejtorit të Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, njoftoi ministria e Jashtme e Kosovës. Arsyet sipas ministrisë janë “deklarimet e tij nxitëse të urrejtjes gjatë vizitave të kaluara”, raporton Koha.net.

Ai kishte parashikuar një vizitë dy ditore në Kosovë, më 3 dhe 4 shtator.

“Në kundërshtim me obligimin e marrë dhe zotimin që do të përmbahet nga deklaratat provokuese dhe nxitëse të urrejtjes, ai në vazhdimësi në tri vizitat e fundit haptazi ka përdorur gjuhë të urrejtjes dhe nxitëse, duke kulmuar në vizitën e fundit në inaugurimin e të ashtuquajturit ‘universitetet’ në Mitrovicë të Veriut”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme drejtuar Koha.net.

Për më tepër, sqaron MPJ, Petkoviqi nuk e ka paralajmëruar këtë aktivitet tek pala kosovare.

“Bazuar në këtë, Qeveria e Republikës së Kosovës nuk i ka lejuar hyrjen në Kosovë për datat 3-4 shtator 2021 atij, teksa për pjesën tjetër të delegacionit ka miratuar hyrjen”, ka sqaruar ministria.

Petkoviq planifikonte të vizitonte disa biznese ku shteti i Serbisë u ka ofruar vende të reja pune qytetarëve atje, thuhej në njoftimin e zyrës serbe.

Në njoftim të kësaj zyre thuhej se Serbia e konsideron shkelje flagrante të marrëveshjes për lirinë e lëvizjes dhe marrëveshjes për vizitat e zyrtare, këtë ndalim. Ndërsa thotë se për vizitën u njoftua me kohë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>