Qindra persona marshuan të hënën në ditën ndërkombëtare të gruas në Prishtinë.
Ata kërkuan t’u jepet fund, vrasjeve të grave dhe kërkuan barazi sociale, ekonomike dhe politike për gratë në Kosovë.
Nën sloganin “Kundër Patriarkatit që vret”, qytetarë e aktivistë marshuan në qendër të Prishtinës.
Kolektivi “Marshojmë S’festojmë” i cili njoftoi protestën tha se “ne marshojmë sepse nuk duam të festojmë ndërsa vajzat dhe gratë vriten. Së bashku, ne i rezistojmë patriarkatit që vazhdon të marrë jetën e shumë grave në Kosovë ”.
Protestuesit u ndalën para selisë së Policisë së Kosovës në Prishtinë.
“Drejtësi për gratë e vrara”, thirrën ata në lidhje me dështimin të policisë për të mbrojtur gratë, veçanërisht në vrasjet e Zejnepe Bytyqi Berishës dhe Diana Kastratit.
Gjashtë gra janë vrarë në Kosovë gjatë vitit të fundit, ndërsa 1,596 raste të dhunës në familje janë regjistruar midis janarit dhe shtatorit 2020.
Ai premtoi se qeveria e tij “do të jetë e përkushtuar ndaj politikave demokratike e sociale që e lehtësojnë dhe e përkrahin jetën dhe përvojat e grave”.
“Qofshin gra punëtore, të papuna, gra rome, të varfra, në kohën kur lindin, apo kur nuk duan të lindin, kur kërkojnë punë apo kur diskriminohen në punë. Prej punëve të shtëpisë e deri te përgjegjësitë institucionale, le ta bëjmë Kosovën më të barabartë”, tha Kurti.