Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela këshillon prokurorët të shmangin, aty ku munden, arrest me burg, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Në udhëzimin dërguar drejtuesve të prokurorisë, ai kërkon marrjen e masave të mëposhtme:
-Në fazën e hetimeve paraprake, të vlerësohen të gjitha kushtet ligjore për dhënien e një mase sigurimi tjetër nga ai me burg, për personin e ndaluar apo arrestuar.
-Në fazën e dhënies së vendimit, gjykata të shohë nëse ka mundësi për të dhënë dënime alternative të dënimit me burg.
-Në fazën e ekzekutimit të vendimit, të vlerësohet nëse mund të shtyhet ekzekutimi i vendimit dhe nëse pjesa e dënimit të mbetur, në rast të një të dënuari, të kryhet në shtëpi.
Pak ditë më parë, Ministrja Gjonaj kërkoi që të gjithë personat të cilët kanë sëmundje kronike dhe vuajnë dënimin në një nga burgjet e Shqipërisë, të marrin dënime alternative.