Presidenti Hashim Thaçi dhe kreu i PDK-së Kadri Veseli, bashkë më të tjerë, janë akuzuar zyrtarisht për krime kundër njerëzimit nga Zyra e Prokurorisë Speciale në Kosovë e Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet kundër Njerëzimit në Hagë.
Në një njoftim për shtyp, prokurorët kanë bërë të ditur se ata akuzohen se janë përgjegjës për rreth 100 vrasje.
Krimet mbi të cilat janë ngritur akuzat përfshijnë qindra viktima të njohura shqiptarësh, serbësh, romësh të Kosovës, përfshirë dhe kundërshtarë politikë të tyre.
Zyra ka sqaruar se akuzat janë ngritur në përfundim të një hetimi të gjatë dhe reflektojnë besimin e Prokurorit Special se mund ti provojë të gjitha këto akuza përtej çdo dyshimi të arsyeshëm.
Prokurori i ka paraqitur akuzat tek gjyqtari në një seancë paraprakë.
Prokurori Special ka parë të arsyeshme ti bëjë publike këto akuza për shkak të përpjekjeve të vazhdueshme të Thaçit dhe Veselit për të penguar dhe minuar punën e Zyrës Speciale të Gjykatës së Hagës.
Padia ndaj Thaçit dhe Veselit vjen 3 ditë para takimit në Uashington për rinisjen e bisedimeve me Serbinë.