Prokuroria e Tiranës sekuestron 6 milionë euro pasuri

Nga Exit News
Prokuroria e Tiranës sekuestron 6 milionë euro pasuri

Prokuroria e Tiranë ka sekuestruar 6 milionë euro pasuri në pronësi të shtetasit A.Xh, 37 vjeç. Sipas njoftimit të prokurorisë, të martën, pasuritë janë blere me para të pista.

Pasuritë e sekuestruara janë 13 automjete, 3 njësi sipërfaqe toke, 1 apartament, 5 dyqane, 2 ambiente bar-restorant dhe disa biznese call center.

Personi, A.Xh ka qënë 3 herë i dënuar në Itali për trafik të lëndëve narkotike dhe krime kundër njeriut.

Hetimet nisën në vitin 2016, pasi nëpërmjet call center-ave në pronësi të A.Xh janë kryer transferta parash nga kompani të dyshimta. Këto para, policia dyshon se vijnë nga trafiku i drogës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>