Prokuroria i përgjigjet Ramës: Presioni politik nuk na ndal

Prokuroria i përgjigjet Ramës: Presioni politik nuk na ndal

Prokuroria  e Përgjishme i është përgjigjur akuzave të sotme të Kryeministrit Rama duke i kujtuar këtij të fundit se po merr rolin e gjykatësit, rol që nuk i takon. Prokuroria akuzon Kryeministrin Rama se me sjelljen e tij në çështjen Tahiri po tregon se drejtësia, edhe pas reformes do të kontrollohet nga politika.

Me anë të një deklaratë për shtypm Prokuroria shprehet:

“Prokuroria për Krime të Rënda e ka të qartë se, që në fillimet e këtij hetimi, do të përballej me goditje frontale politike, për shkak se person nën hetim është ish-ministri i Brendshëm dhe aktualisht deputet i Parlamentit të Shqipërisë.

Por, kjo nuk e pengoi aspak që t’i drejtohej Kuvendit të Shqipërisë me kërkesë për autorizimin për arrestimin e personit nën hetim, pasi […] ekzistojnë kushtet dhe rrethanat ligjore, për të cilat është e nevojshme të merren [këto] masa.

Pra, në mënyrë publike, Kryeministri mori rolin e gjykatës, një atribut që nuk i takon as me Kushtetutë dhe as me ligj.

Në vlerësimin tonë, ky qëndrim publik i Kryeministrit është sinjal i qartë që lufta kundër korrupsionit në nivele të larta, qëllimi i të cilës ishte edhe miratimi i Reformës në Drejtësi, do të kontrollohet nga politika.

Nëse hetimet e Prokurorisë do të shoqërohen me ndërhyrje flagrante të politikës, atëherë qëllimi i Reformës në Drejtësi për luftën kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë në nivele të larta, do të jetë një sfidë e cila nuk do të përballohet me sukses.”

Prokuroria e Përgjithshme njoftoi se po vijon hetimet për çështjen Tahiri-Habilaj dhe se “deklaratat politike dhe presionet nuk do të cënojnë proceset hetimore”.

Deklaratës së Prokurorisë i është përgjigjur menjëherë kryeministri Rama duke thënë se detyra e prokurorisë nuk është të replikojë me politikanët. Po ashtu Kryeministri Rama shprehet i habitur për faktin se prokurori, në fjalët e sotme të Ramës, ka parë tentativë për të intimiduar prokurorinë:

 “Duke nxitur një hetim sa më të shpejtës, serioz dhe shterrues për çështjen që lidhet me Saimir Tahirin, si edhe duke besuar sinqerisht se me pranimin e kërkesës së prokurorisë nga ana e saj, shumica parlamentare i ka dhënë organit të akuzës një mbështetje të fortë për t’i shkuar deri në fund hetimit, kryeministri i Shqipërisë i uron këtij organi punë të mbarë.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>