Prokuroria nis hetimet për policin që dhunoi 15-vjeçar

Nga Exit News
Prokuroria nis hetimet për policin që dhunoi 15-vjeçar

Prokuroria ka nisur sot hetimet për policin që dhunoi djalin 15- vjeçar në 15 maj 2020.

Pasditen e 15 majit, kur ishin ende në fuqi masat kufizuese për qarkullimin e qytetarëve, djali 15-vjeçar  po kthehej në shtëpi me biçikletë duke kaluar pranë Liqenit Artificial.

Katër policë e kanë ndaluar djalin dhe një prej tyre ka ushtruar dhunë ndaj tij, teksa të tjerët e mbanin djalin që të mos lëvizte.

E gjithë skena është filmuar nga qytetarë të tjerë dhe është bërë publike në median sociale.

Dhunën ndaj 15-vjeçarit e denoncoi dhe nëna e tij Zaida Çobo.

Në një tentativë për të justifikuar dhunën e policëve, drejtori i Policisë Ardi Veliu publikoi një video të mamasë së djalit, ku duket Zaida Çobo që i vendos pistoletën në kokë një zonje. për të treguar “se nga çfarë familje vjen ky djalë.”

Por Zaida Çobo tha për ABC News se skena me pistoletë ka ndodhur gjatë xhirimit të filmit “Dashuria s’mjafton” të regjisorit Drilon Hoxha.

Çobo ka ngritur padi dhe ndaj Ardi Veliut për cënim të nderit e dinjitetit dhe publikim të të dhënave personale. Por nga prokuroria ende nuk ka lajmërim nëse ka nisur hetimet për Veliun apo jo.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>