Prokuroria e Gjykatës se Shkalles së Parë në Tiranë ka nisur hetimet për të ndaluarit nga policia në protestën gjatë shembjes së Teatrit Kombëtar në 17 maj. Ajo do të hetojë edhe dhunën e përdorur nga policia gjatë ndalimit të protestuesve, të denoncuar nga këta të fundit.
Gjithashtu kanë nisur hetime edhe për ekspertizën e kryer nga inxhinierët e Bashkisë dhe personat e tjerë të përfshirë në procesin që çoi në shembjen e godinës së Teatrit. Kallëzimi për këtë, është bërë në polici nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.