500 mijë dollarë pasuri të krjuara nga trafikimi i drogës u sekuestruan nga prokuroria e Tiranës.
Policia njoftoi se këto para ishin në pronësi të V. D., 31 vjeç, i cili aktualisht është i arrestuar në Angli, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale.
Ai u arrestua në Angli pasi kishte kthyer një banesë në një serë për prodhimin e drogës. Gjatë arestimit, policia britanike i sekuestroi edhe 363.000 paund britanik.