Propaganda e Ramës: Unë jam realist, opozita bën magji

Nga Exit News
Propaganda e Ramës: Unë jam realist, opozita bën magji

Gjatë një takimi elektoral të shtunën, në Gjirokastër, Kryeministri Edi Rama e ka përshkruar veten si njeri që nuk premton gjëra të parealizueshme pasi nuk ka “shkop magjik”.

Rama për të ngjizur këtë strategji përdori dy teza. E para ishte “qeveria s’ka shkop magjik”:

“Qeveria nuk ka një shkop magjik. Ajo çka na duhet është që të punojmë pa u ndalur dhe të rezistojmë me durim përballë vështirësive” u shpreh ai gjatë takimit.

Duke ju përgjigjur shqetësimit së një studenteje, në takim, për ndalimin e emigracionit të të rinjve, ai përsëriti sërish të njejtën metaforë: “Këtu nuk ka asnjë formulë magjikë në raport me këtë trend që është një trend historik”.

Duket se kjo linjë diskutimi është përqafuar për ta kontrastuar me premtimet zgjedhore të opozitës për subvencionime dhe financime të rritura në sektorët ekonomikë dhe socialë. Rama e ka ironizuar programin e opozitës duke e paraqitur si me  premtime të parealizueshme.

“Programi i Partisë Demokratike ….[m]und të ketë dhe bonus për të shkuar në masazh, në fizioterapi private, pishina, spa, që do të ndërtohet sipas programit. Duke ulur prodhimin e qumështit, duke rritur prodhimin e djathit. Ka një formulë se si mund të ndodhi kjo. Ai që të jepet për djathë, në fakt është sapun”, ka thënë Rama.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>