Qindra banorë të Astirit protestuan sot përpara kuvendit kundër vendimit të qeverisë për të prishur shtëpitë dhe bizneset e tyre pa dëmshpërblim, për t’i hapur rrugë projektit të Unazës së Re. Forca të shumta policie ishin vendosur përpara hyrjes së kuvendit.
Banorët kërkuan dëmshpërblim me vlerën e tregut për pronat e tyre, pavarësisht statusit të legalizimit të tyre.
Protestuesit u përplasën me forcat e policisë pasi tentuan të hynin në kuvend, ku po zhvillohej seanca plenare e radhës.
Nga përplasjet, janë plagosur më shumë se 10 qytetarë e policë, të cilët janë shoqëruar në spital.
Ndërkohë, policia ka shoqëruar në komisariat dhjetra banorë.