Protesta në Gjermani kundër masave ndaluese

Nga Exit News
Protesta në Gjermani kundër masave ndaluese

Disa mijëra qytetarë protestuan në Gjermani kundër masave antiCovid të qeverisë. Policët përdorën spraj me piperidhe shkopinj kundër protestuesve që u përpoqën të thyejnë barrierat e policisë, njoftoi agjencia gjermane e shtypit Dpa.

Disa grupe, shumica prej tyre mbështetës të ekstremit të djathtë të rregulloreve qeveritare për të luftuar pandeminë, kishin bërë thirrje për protesta në të gjithë vendin.

Në Berlin, rreth 1,800 oficerë policie ishin në gatishmëri për trazira të mundshme, por vetëm disa dhjetëra protestues u mblodhën në Portën e qytetit, Brandenburg.

Ndërkohë, rreth 300 qytetarë u bashkuan në bulevardin ‘Unter den Linden’ të Berlinit për të protestuar kundër protestës së ekstremit të djathtë.

Policia ndërhyri vetëm kur disa protestues të ekstremit të djathtë u përpoqën të sulmonin fotografët e mediave, por në përgjithësi, një zëdhënëse e policisë i tha Dpa, “këtu nuk po ndodhin trazira”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>