Protesta për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar në foto

Protesta për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar në foto

Qindra artistë e qytetarë po protestojnë që prej orës 7 të mëngjesit kundër shembjen së Teatrit Kombëtar dhe futjes së policisë në mjediset e tij.

Forca të shumta policie kanë rrethuar që në mëngjes godinën e teatrit, për të lejuar punonjësit të hyjnë brenda dhe të nxjerrin materialet teatrore. Ky është hapi i radhës i qeverisë me qëllim lirimin e godinës e më pas shembjen e saj.

Por pas përplasjeve me policinë, artistë dhe qytetarë të shumtë u futën brenda sallave të Teatrit dhe po e vazhdojnë protestën aty.

Më poshtë Exit.al sjell disa foto nga protesta në mbrojtje të Teatrit Kombëtar dhe pronës publike.

Punonjës të policisë duke u bërë gati për të vajtur drejt Teatrit Kombëtar.
Një qytetar duke protestuar pak përpara ardhjes së forcave të shumta të policisë.
Qytetarët duke u përplasur me policinë private, policinë e shtetit dhe atë bashkiake në sheshin mes ministrive dhe Teatrit.
Punonjës të shumtë policie të rendit, policisë private dhe të bashkisë.
Qytetarët në mbështetje të artistëve në protestën për të mos lejuar shembjen e Teatrit.
Qytetarë në mbështetje të artistëve në protestën për të mos lejuar shembjen e Teatrit.
Qytetarë dhe artistë duke e zhvendosur protestën brenda mjediseve të Teatrit.
Artisti Nertian Liçaj përballë policisë në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>