Banorët e fshatit Verri në Fier janë përplasur sot me policinë teksa protestonin kundër ndërtimit shuëm pran banesave të inceneratorit për djegien e plehrave.
Gjatë protestës së sotme, policia ushtroi dhunë mbi qytetarët, siç tregohet dhe në videon e postuar nga nisma Thurrje.
SHPENDAJEPolicia po ushtron dhune ndaj banoreve te Verrise per llogari te mafies se plehrave. SHPERNDAJE sepse vetem rrjetet sociale na kane mbetur, si media e si opozita heshtin per kete ngjarje!!!
Posted by Nisma #Thurje on 22 Ianuarie 2018
“Na morën zvarrë si lecka, si lecka”, shpjeguan banorët teksa shprehen se nuk do të tërhiqen nga protestat deri sa të anulohet ndërtimi i inceneratorit.
Banorët sqarojnë se inceneratori për djegien e mbetjeve po ndërtohet vetëm 500 metra larg banesave, duke vënë në rrezik serioz shëndetin e tyre dhe tokat bujqësore, që janë i vetmi burim parash për familjet.
Përveçse të dhunuar nga policia, banorët shtojnë se janë gënjyer dhe nga kryebashkiaku.
Pyetur nga revista Monitor, banorët shprehen:
“Na premtuan që nuk do bëhej inceneratori. Para zgjedhjeve në maj i hoqën makineritë dhe na u tha që nuk do vijonte më si projekt. Kryebashkiaku në një takim jopublik me përfaqësues të fshatit tonë na premtoi që kjo nuk do të ndodhte edhe deputetët e zonës na dhanë fjalën që gjithçka do të rregullohej por nuk ndodhi kështu.”
Banorët tregojnë se kompania që ka fituar koncesionin për ndërtimin dhe menaxhimin e inceneratorit, ka filluar ndërtimin pavarësisht protestave të banorëve e premtimeve të qeverisë.
“[Kompania] ka tentuar të na joshë duke na thënë që do kemi përfitime dhe do na punësojnë por edhe na kanë kërcënuar por ne nuk do heqim dorë, shtojnë banorët e Verrisë.”
Koncesioni për ndërtimin dhe menaxhimin e inceneratorit 28 milion eurosh në Fier ju dha nga qeveria Rama, kompanisë “Integrated Technology” në shtator të 2016-ës. E njëjta kompani ka fituar dhe koncesionin për inceneratorin e Elbasanit dhe Tiranës.