Protestë në Korçë për vrasjen e Klodianit, tensione mes policisë dhe qytetarëve

Nga Exit News
Protestë në Korçë për vrasjen e Klodianit, tensione mes policisë dhe qytetarëve

Sa vijnë e përhapen edhe më shumë valët e protestës së nxitur nga vrasja e 25-vjeçarit, Klodian Rasha nga policia.

Disa qytetarë janë mbledhur para godinës së Bashkisë së Korçës, ku siç raporton Euronews Albania, ka patur tensione mes tyre dhe policëve.

Protestuesit kërkojnë drejtësi për vrasjen e 25-vjeçarit dhe dorëheqjen e ministrit të Brenshëm, Sandër Lleshaj.

Ata kanë goditur me sende të forta muret dhe dritaret e godinës së Bashkisë ndërsa një bredhi dekorativ Krishtlindjesh i është vënë flaka.

Policia ka vendosur të ndërhyjë për të shpërndarë protestuesit. Burime të Euronews bëjnë gjithashtu me dije se ka mbetur i plagosur në pjesën e pasme të kokës shefi i rendit, Marigel Jacellari si dhe tre efektivë të tjerë të policisë.

Një protestë për vrasjen e 25-vjeçarit pritet të nisë në orën 18:00 në Tiranë. Në të njejtën orë është paralajmëruar edhe dalja e kryeministrit Rama për të komentuar ngjarjen.

Klodian Rasha u ekzekutua nga një efektiv policie të martën pak orë pas mesnatës në zonën e Laprakës.

Sipas të dhënave të policisë i riu po kryente veprime të dyshimta dhe nuk ka respektuar urdhërin e policisë për të ndaluar.

Ai ka vrapuar për t’i shpëtuar policisë. Ndërkohë policia raporton se 25 vjeçari dyshohet se ishte i armatosur.

Pas disa orësh nga ngjarja, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm (SHÇBA) njoftoi se policia kishte gjetur një armë në një rrugicë ku kishte kaluar viktima.

Oficeri i policisë u arrestua pas ngjarjes dhe akuzohet për vrasje në kapërcim të mbrojtjes së nevojshme.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>