Disa qytetarë janë shoqëruar, sot mbasdite, në komisariatin e policisë, pasi protestuan paqësisht kundër zgjedhjes së Ilir Metës në postin e Presidentit të Republikës.
Qytetarët ishin duke shkruar parrulla kundër Presidentit të ri, por policia i ka arrestuar dhe i ka shoqëruar në një nga komisariatet e Tiranës.