PS e Korçës akuzon PD se ka provokuar konflikt në bllokimin e makinave në Maliq

Nga Exit News
PS e Korçës akuzon PD se ka provokuar konflikt në bllokimin e makinave në Maliq

Partia  Socialiste e Korçës akuzoi PD pasi bllokoi disa makinë të premten në mesnatë, se ka nxitur provokim.

Sipas PS simpatizantët të PD kanë provokuar një konflikt me simpatizantë të PS.

“Ankthi i humbjes për ta sa vjen e shtohet, revanshit të tyre me shpifje e baltë i janë shtuar edhe veprimet kriminale të eksponentëve të saj”, tha PS të shtunën.

PS i ka bërë thirrje PD që të distancohet “nga sjellje të tilla”.

“I bëjmë thirrje simpatizantëve të Partisë Demokratike të distancohen nga sjellje të tilla, të mos përdoren si mish për top nga ata që edhe në deklaratë e thonë hapur se janë gati të përdorin çdo mjet për të marrë pushtetin me çdo kusht”, thuhet në njoftimin e PS.

Policia njoftoi të shtunën se ka proceduar tre persona në Maliq. Personat janë  F. D., 25 vjeç; E. D., 21 vjeç dhe A. G., 54 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq.

Të shtunën kandidati për deputet Edmond Spaho denoncoi PS se ka tentuar të vjedh vota.

Përmes një deklaratë për shtyp nga kandidati për deputet në Korçë Edmond Spaho tha se ka kapur simpatizantë të PS duke tentuar të vjedhin votat.

PD ndaloi tre makina, në të cilat sipas Spahos u gjendjen materiale zgjedhore. Spaho tha se në terren ishte dhe kreu i PD në Podgorie i cili është dhe zyrtar i tatimeve në Korçë Izmi Çoçka.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>