Kryeministri Edi Rama dhe opozita janë përplasur virtualisht për aeroportin e Kukësit.
Rama publikoi një video, në Facebook, nga punimet për ndërtimin e aeroportit të Kukësit, duke theksuar se ky është ‘një projekt i shumë ëndërruar, që do ta kthejë Kukësin në një pol ekonomik të verilindjes e do të përcaktojë fuqishëm të ardhmen e ekonomisë së Shqipërisë verilindore’.
Menjëherë pas publikimit, Partia Demokratike akuzoi Ramën se po bën propagandë me një aeroport që duhet të ishte bërë funksional vite me parë.
Përmes një postimi në Facebook, Dorian Teliti theksoi se e gjithë zhurma e propagandës së Ramës për aeroportin e Kukësit është direkt e lidhur me aferën 400 milionëshe të inceneratorëve:
“Me shpresën se aeroportet dhe fluturimet imagjinare do të largojnë vëmendjen nga ky skandal, gdhihet dhe ngryset me premtime të pambajtura në 3D.”
Teliti shtoi se i vetmi “investim” për kuksianët këto 7 vjet ka qenë trau me pagesë në rrugën e kombit.