PS emëron 26 deputet dhe ministra drejtues të fushatës në Tiranë

Nga Exit News
PS emëron 26 deputet dhe ministra drejtues të fushatës në Tiranë

Partia Socialiste ka shpallur 26 drejtuesit politikë të fushatës zgjedhore në Tiranë, të hënën. PS në zonat e mëdha ka vënë mbi dy përfaqësues politik. Kryesisht PS ka vendosur gati në çdo degë një deputet dhe një ministër. Drejtuesit janë:

Elona Gjebrea dhe Alqi Bllako do të drejtojnë fushatën në njësinë administrative numër 1. Gjebrea ka qënë ish-zëvendës minister e Brendshme për periudhën 2013-2017. Ndërsa Alqi Bllako është kreu i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizime dhe Infrastrukturës së Mbetjeve dhe ish-sekretar i Përgjithshëm i Presidentit Meta.

Vasilika Hysi dhe Arben Pëllumbi do të drejtojnë njësinë administrative 2. Hysi është deputete për tri mandate radhazi, ndërsa Pëllumbi është Sekretari Organizativ i PS-së.

Klotilda Bushka do të drejtojë njësinë 3. Bushka është deputete e PS-së për tri mandate radhazi.

Arben Ahmetaj dhe Sadri Abazi do të drejtojnë fushatën në njësinë numër 4. Ahmetaj aktualisht ministër i Rindërtimit, ndërsa më parë ka qënë ministër i Ekonomisë dhe i Financave.

Pandeli Majko, Eljo Hysko dhe Mimi Kodheli do të drejtojnë fushatën në njësinë numër 5. Majko është ministër i Diasporës, Hysko është deputet dhe kreu i FRESSH-it, Mimi Kodheli ëshët deputete dhe ish-ministre e Mbrojtes.

Belinda Balluku, ministre e Infrastrukturës do të drejtojë fushatën në zonën administrative numër 6.

Etilda Gjonaj, ministre e Drejtësisë dhe Besnik Bare deputet do të drejtojnë zonën administrative numër 7.

LEXO  Soreca përshëndet planin e ri 5 vjeçar të BE në mbrojtjen e të drejtave të njeriut

Ervin Bushati, deputet dhe kryetari PS-së në Tiranë do të punojë në zonën administrative 8.

Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë dhe Sadri Abazi, deputet, do të drejtojnë fushatën në njësinë administrative numër 9.

Fatmir Xhafaj, deputet dhe ish-ministër i Brendshëm do të drejtojë fushatën në njësinë administrative numër 10.

Ulsi Manja, deputet do të punojë në njësinë administrative numër 11.

Blerina Gjylameti, deputete do të drejtojë fushatën në njësinë administrative Kashar.

Etjen Xhafaj, zëvendësministri i Jashtëm do të drejtojë fushatën në Bashkinë e Kavajës dhe Rrogozhinës.

Fidel Ylli, deputet, do të drejtojë fushatën në Bashkinë Vorë.

Elisa Spiropali, deputete, do të drejtojë Bashkinë Kamzë.

Xhemal Qefalia, deputet, do të drejtojë zonën e Dajtit, Kërrabës, Petrelës dhe Baldushkut.

Toni Gogu, Prefekti i Tiranës, do të drejtojë fushatën në njësitë administrative Pezë, Ndroq dhe Vaqarr.

Sadi Vorpsi, ish-prefekti i Tiranës, deputet, do të drejtojë njësinë Farkë.

Edmond Rrushi, deputeti i opozitës parlamentare do të fushatën në njësitë administrative Zall Bastar, Zall Herr, Bërxull dhe një pjesë të qendrave të votimit në Laprakë.

Javën e kaluar Partia Demokratike paraqiti 8 drejtuesit politike të Tiranës.

Lajme te ngjashme

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>