PS kërkon nga PD të njohë zgjedhjet e 25 prillit

Nga Exit News
PS kërkon nga PD të njohë zgjedhjet e 25 prillit

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka kërkuar që PD të njohë zgjedhjet e 25 Prillit.

Në një intervistë për Ora News, ai u shpreh të shtunën se pret “nga PD në mënyrë të veçantë që të thotë që sot që pranon rezultatin e 25 prillit”.

 7 ligje të cilat edhe pse në këndvështrimin tim nuk kanë qenë të nevojshme, por kanë qenë çështje të një alibie të opozitës jashtëparlamentare e cila duhet tu hiqet. Pra nga sot e tutje, mirëpres nga opozita jashtëparlamentare dhe nga PD në mënyrë të veçantë që të thotë që sot që pranon rezultatin e 25 prillit. Sepse kemi bërë gjithçka që ata kanë kërkuar”, tha Balla.

Ai tha se Reforma zgjedhore sipas opinionit final të Komisionit të Venecias është një reformë e cila ka mundësuar adresimin e të gjitha çështjeve të dakordësuara në marrëveshjen e 5 qershorit.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla tha të enjten në Kuvend, duke iu referuar presidentit Meta dhe konfliktitit që Parlamenti pati me atë, se Venecia i dha të drejtë mazhorancës për ndryshimet kushtetuese.

Më 14 dhjetor, Komisioni i Venecias dhe ODIHR shprehën keqardhje për miratimin e nxituar të ndryshimeve në kushtetuese dhe kodit zgjedhor por shtuan se përmbajtja e tyre nuk bie ndesh me standardet ndërkombëtare.

Opinioni i Venecias u kërkua nga Presidenti Ilir Meta dhe u bazua në një shkëmbim mendimesh midis Komisionit, Metës, ODIHR dhe deputetes Bushka dhe “nuk duhet të konsiderohet si një përmbledhje gjithëpërfshirëse e kornizës zgjedhore të vendit. Deklarata vuri në dukje se fokusi i Komisionit ishte përputhshmëria e ndryshimeve me standardet ndërkombëtare.

Në muajin korrik, Kuvendi miratoi një pjesë të rëndësishme të reformës zgjedhore, përmes ndryshimit të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>