Partia Socialiste ka publikuar të martën një video reklamuese ku mbron ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave të kandidatëve për deputetë.
Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook videon ku theksohet se ‘qytetarët duan lista të hapura, dhe PS do atë që duan qytetarët’.
HAPJA E LISTAVE përfshin qytetarët edhe në zgjedhjen e deputetëve, jo vetëm të partive dhe ne do të hapim listat sepse PARTIA SOCIALISTE DO ATË QË DUAN QYTETARËT🌹#ShqipëriaqëDuam🇦🇱☀️
Gepostet von Edi Rama am Dienstag, 21. Juli 2020
“Hapja e listave përfshin qytetarët edhe në zgjedhjen e deputetëve, jo vetëm të partive dhe ne do të hapim listat sepse Partia Socialiste do atë që duan qytetarët” shkruan Rama si koment për videon.
Sipas PS-së, listat e hapura krijojnë një lidhje më të fortë mes votuesit dhe të zgjedhurit, pasi janë qytetarët ata që zgjedhin deputetët dhe jo kryetarët e partive.
Kjo video vjen një ditë pasi bisedimet mes përfaqësuesve të PD-së e LSI-së dhe kryesministri Rama në Këshillin Politik dështuan.