PS nuk është penduar që e zgjodhi Metën president: Kishim një marrëveshje

Nga Exit News
PS nuk është penduar që e zgjodhi Metën president: Kishim një marrëveshje

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla tha të martën në News 24 se “nëse do të ktheheshim pas në kohë, PS do ta zgjidhte sërish Ilir Metën president të vendit”.

Ai tha se në atë kohë ka pasur një marrëveshje për zgjedhjen e Metës president dhe se “PS i ka qëndruar besnik asaj marrëveshje”.

PS ka qenë pjesë për të zgjedhur tre presidentë. Një për Meidanin, për Moisiun dhe për Metën. PS gjithmonë ka ndarë pushtet edhe me  kundërshtarët e vet”, tha ai.

“Qytetarët nuk duhet të harrojnë kurrë, që u gdhi opozita me vendim-marrjen që të djegë mandatet, gjë që u konsiderua edhe nga “Venecia” si qasje që bie ndesh me atë europiane”, tha Balla.

Balla tha se ishte i bindur që Ilir Meta duhet të shkarkohej “por u arrit nga ndërkombëtarët në përfundimin se shkelje ka, por nuk janë kaq të rënda. Jemi republikë e pastër parlamentare”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>