Pse e dogjën vilën Sarajet

Nga Exit News
Pse e dogjën vilën Sarajet

Vilës Sarajet në kryeqytet, monument kulture i mbrojtur, i vunë zjarrin orët e para të mëngjesit të mërkurës por ajo rezistoi pa u shembur.

Djegia ndodh në një moment kur vila është në proces shpronësimi me justifikimin se do të kthehet në muze. Megjithatë ky hap vetëm do t’i hapë rrugë ndërtimit në atë truall.

Në truallin  e vilës është planfikuar të ngrihet një kullë 45 katëshe. Duke qenë se Vila Sarajet është monument kulture i mbrojtur, shembja e saj ishte e vështirë ligjërisht.

Kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Veliaj sëbashku me një ndërtues kanë planifikuar që në truallin e ndërtesës Sarajet, të ngrejë një kullë rreth 45 kate të lartë, një koncept, idenë e së cilës e ka parë Exit News.

Për shumë vite zhvilluesi është përpjekur ta blejë ndërtesën dhe truallin nga trashëgimtarët e familjes Kazazi dhe degëzimët pasardhës të saj, familjes Kosova, por ka hasur pengesën e një prej trashëgimtarëve i cili nuk ka pranuar ta shesë pavarësisht çmimit të blerjes.

Duke qënë se kjo pengesë ka qenë e pakalueshme, Rama dhe Veliaj duket se tani kanë hartuar një plan për të realizuar ndërtimin: Me anë të shpronësimi do t’i marrin ndërtesën pronarit që nuk pranon ta shesë, me pretekstin se duhet për muze që është një interes publik, dhe në një hap të dytë do ta tjetërsojnë pronën e bërë publike në favor të ndërtuesit privat.

Me gjasa, skema që do të përdoret është ajo që Rama dhe Veliaj po përdorin kudo: do ia japin tokën publike oligarkut, me marrëveshje që katet e para të jenë muze në pronësi të bashkisë, ndërkohë që zhvilluesi do të gëzojë të gjithë pjesën tjetër.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>