Putin akuzon SHBA-të e median: Na akuzuat pa të drejtë për helmimin e Navalnyt

Nga Exit News
Putin akuzon SHBA-të e median: Na akuzuat pa të drejtë për helmimin e Navalnyt

Presidenti rus Vladimir Putin ka akuzuar mediat se kanë raportuar pa të drejtë se qeveria ruse kishte helmuar opozitarin Alexei Navalny. Putin deklaroi të enjten, se ky komplot kundër tij ka qenë i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Është një truk për të sulmuar udhëheqësit (e Rusisë)”, tha Putini në konferencën e tij vjetore për shtyp.

Ai shtoi se Navalny nuk është një figurë aq e rëndësishme sa të helmohet. Putin tha se Navalny gëzonte mbështetjen e inteligjencës amerikane, një pretendim që Navalny e ka mohuar vazhdimisht. Prandaj ishte e drejtë, tha Putini, që agjentët rusë të sigurisë e vëzhgonin atë.

“Por kjo nuk do të thotë absolutisht që ai duhet të helmohet,” tha Putin.

Aleksei Navalny dyshohet se u helmua gjatë një udhëtimi në aeroplan nga Siberia për në Moskë, në 20 gusht.

Ai ra në koma dhe në 21 gusht u transferua në Gjermani për tu kuruar, pasi Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut miratoi kërkesën e avokatëve të tij për ta transferuar për kurim jashtë Rusisë, ku i kërcënohej jeta.

Laboratorë të pavarur në Gjermani, Francë dhe Suedi dolën në përfundimin se lideri i opozitës ruse Alexei Navalny është helmuar me agjentit nervor Novichok.

Në fund të shtatorit, Navalny doli nga spitali pas përmirësimit të gjendjes së tij shëndetësore.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>