Putin akuzon Ukrahinën për spastrime politike

Nga Exit News
Putin akuzon Ukrahinën për spastrime politike

Presidenti Vladimir Putin deklaroi të premten në këshillin rus të sigurisë se Ukrahina po bënte spastrim politik, sipas një raportimi të Reuters.

Putin iu referua vendosjes në arrest shtëpiak të Viktor Medvedchuk, një politikani që shquhet për mbështetjen ndaj Rusisë.

Ky i fundit ka vepruar shpesh si një ndërmjetës mes vendeve në të kaluarën dhe aktualisht po hetohet për tradhti.

Në fjalën e tij, Putin akuzoi autoritetet ukrainase për shënjestrimin e njerëzve që favorizonin lidhje më të mira me Rusinë dhe mbështetnin një zgjidhje paqësore në Ukrainën lindore.

Ai i konsideroi qëndrimet si “anti-ruse” dhe la të kuptohej se përbënin kërcënim për sigurinë ruse.

“Duke gjykuar nga gjithçka, dhe kjo është shumë e trishtuar, Ukraina ngadalë por me siguri po kthehet në një lloj polari të kundërt të Rusisë, një lloj anti-Rusi dhe në një platformë nga territori i së cilës duket se ne do të marrim vazhdimisht lajme që kërkojnë specifikat tona vëmendje nga pikëpamja e sigurisë “, u shpreh Putin.

Ai shtoi se Moska do të përgjigjej në kohën dhe mënyrën e duhur.

Marrëdhëniet midis Moskës dhe Kievit janë tensionuar nga rritja e pranisë ushtarake ruse në prill, ndërkohë që vendet janë në konflikt qyshkur Rusia aneksoi Krimenë në 2014 dhe separatistët e mbështetur nga ajo morën kontrollin e një pjese të Ukrainës lindore po atë vit.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>