Qeveria blen €2.8 milionë materiale mbrojtëse nga koronavirusi

Nga Exit News
Qeveria blen €2.8 milionë materiale mbrojtëse nga koronavirusi

Qeveria publikoi sot në Fletoren Zyrtare blerjen e €2,8 milionë materiale mbrojtëse kundër Covid-19.

Materialet u blenë me tender të drejtëpërdrejtë kompanive Farma Net dhe Euromed – kliko këtu për të parë vendimin.

Blerja u komentua nga Partia Demokratike si e vonuar dhe dëshmi se denoncimet e saj për mungesa të materialeve mbrojtëse ishin të justifikuara.

Përmes një postimi në Facebook, ish-deputeti Bardh Spahia i bëri thirrje qeverisë që:

“[…] të vendosë në dispozcion të shëndetësisë fondet e nevojshme, pajisjet e nevojshme, si dhe pa humbur kohë më shumë, të blejë në sasi të mjaftueshme edhe testet dhe materialet testuese për qytetarët.”

Po sot në Fletoren Zyrtare qeveria zbardhi ndryshimet e buxhetit, ku disa nga fondet e parashikuara për koronavirusin ishin:

  • €375 mijë shtesë buxhetit të Ministrisë së Shëndetësisë
  • €20 milionë fond për mbështetje shëndetësore
  • €53 milionë fond rezervë për paketën sociale anti-epidemi
  • €8 milionë fond  për emergjenca të tjera

Shqipëria diagnostikoi rastin e parë me koronavirus më 9 mars. Dy javë më vonë rastet e diagnostikuara janë 89, 2 prej të cilave kanë sjellë si pasojë vdekje.

Gjatë fillimit të muajit mars PD denoncoi mungesën e materialeve dhe angazhimit të strukturave të qeverisë për të parandaluar futjen e infeksionit në Shqipëri.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>