Qeveria, çarter për të sjellë qytetarët shqiptarë në atdhe

Nga Exit News
Qeveria, çarter për të sjellë qytetarët shqiptarë në atdhe Kryeministri Rama në bashkëbisedim me qytetarët në Facebook.

Shteti shqiptar do të tërheq qytetarët shqiptarë të mbetur jashtë Shqipërisë, si shkak i mbylljes së kufijve nga kriza e koronavirusit.

Qeveria do të organizojë fluturime për kthimin e qytetarëve javën e ardhshme. Lajmin e dha kryeministri Edi Rama, në një intervistë për emisionin real Story në News24.

Më parë Kryeministri pati përjashtuar çdo mundësi për riatdhesimin e shqiptarëve të mbetur jashtë vendit si shkka i bllokimit të kufijve.

“Aktualisht janë të identifikuar dhe regjistruar si rezultat i ankesës 1379 shtetas dhe janë 2263 të raportuar”, jashtë kufitjve të vendit, tha Kryeministri.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme