Qeveria: Deklaratat e Yuri Kim për rastin e Tom Doshit nuk ishin për PS

Nga Exit News
Qeveria: Deklaratat e Yuri Kim për rastin e Tom Doshit nuk ishin për PS

Qeveria mohoi të mërkurën se thirrjet e ambasadores amerikane Yuri Kim për rastin e Tom Doshit ishin për Partinë Socialiste.

Drejtori i Komunikimit i kryeministrit Edi Rama tha për Zërin e Amerikës se “ambasadorja Kim e ka bërë më parë shumë të qartë me gojën e saj, qëndrimin e Kryeministrit, se Tom Doshi as nuk është aleat i Partisë Socialiste dhe as do të jetë pjesë e qeverise së re të Partisë Socialiste”.

Ai tha se PS nuk e lexon mesazhin e Yuri Kim si thirrje për PS dhe shtoi se “as marrim përsipër të flasim në emër të shumë partive të tjera, të cilat nuk janë prononcuar për rastin në fjalë”.

Ambasadorja Yuri Kim i bëri thirrje të martën Partisë Socialiste dhe partive të tjera që nuk kanë reaguar kundër kandidimit të Tom Doshit në zgjedhje.

Kim tha në Twitter se Partia Demokratike është kundër personave të etiketuar nga SHBA si të korruptuar, teksa theksoi se partitë e tjera heshtin.

“Nga çfarë keni frikë? A është e “dobishme” të heshtësh? Pse i lini njerëzit të mendojnë se jeni “aleatë”? A është kjo ajo që mendoni se e meritojnë votuesit”, shkroi Kim të martën në Tëitter duke iu drejtuar PS dhe partive të tjera.

Më herët të martën në një intervistë për ABC ajo përgëzoi PD për denoncimin që i ka bërë kandidimit të Tom Doshit. Ambasadorja tha se pret të njëjtën gjë edhe nga PS.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>