Yuri Kim thirrje PS të reagojë për kandidimin e Tom Doshit në zgjedhje

Nga Exit News
Yuri Kim thirrje PS të reagojë për kandidimin e Tom Doshit në zgjedhje

Ambasadorja Yuri Kim i ka bërë thirrje të martën Partisë Socialiste dhe partive të tjera që nuk kanë reaguar kundër kandidimit të Tom Doshit në zgjedhje.

Kim tha në Twitter se Partia Demokratike është kundër personave të etiketuar nga SHBA si të korruptuar, teksa theksoi se partitë e tjera heshtin.

“Nga çfarë keni frikë? A është e “dobishme” të heshtësh? Pse i lini njerëzit të mendojnë se jeni “aleatë”? A është kjo ajo që mendoni se e meritojnë votuesit”, shkroi Kim të martën në Twitter duke iu drejtuar PS dhe partive të tjera.

Më herët të martën në një intervistë për ABC ajo përgëzoi PD për denoncimin që i ka bërë kandidimit të Tom Doshit. Ambasadorja tha se pret të njëjtën gjë edhe nga PS.

KQZ nuk e shpalli të fajshëm Tom Doshin duke lejuar kandidimin e tij në zgjedhje. Kim tha se kjo nuk e bën atë të pafajshëm dhe i bëri thirrje prokurorëve të “bëjën punën e tyre” dhe të hetojnë Doshin.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>