Qeveria do të ndalojë grumbullimet, protestat e qytetarëve më shumë se numri i lejuar.
Në një komunikim me qytetarët, kryeministri Edi Rama bëri të ditur tre vendimet e reja të qeverisë për parandalimin e përhapjes së pandemisë si më poshtë:
- Nuk do të lejohet asnjë lloj grumbullimi më shumë se sa numri i personave të lejuar nga protokollet e sigurisë. Kush merr pjesë në grumbullime apo në grupime më të mëdha se sa numrin e lejuar do të penalizohet drejtpërdrejt individualisht.
- Bizneset që nuk do të respektojnë protokollet do të dënohen me gjoba deri në heqje lirie.
- Qytetarët do të penalizohen nëse shkelin rregullat e distancimit social në hapësira të përbashkëta.
Ky reagim i kryeministrit erdhi pas numrit të lartë të të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas ISHP gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar 82 raste të reja me COVID-19.