Qeveria do të përgatisë një program për rimëkëmbjen e ekonomisë

Nga Exit News
Qeveria do të përgatisë një program për rimëkëmbjen e ekonomisë

Qeveria Rama do të paguajë një pjesë të rrogës dhe të sigurimeve shoqërore për bizneset që do të punësojnë ose deklarojnë punonjësit.

“Një është skema e ripunësimit dhe tjera e formalizimit të krahut të punës, në secilën do të ketë kombinim të subvencionit për pagën apo sigurimet shoqërore për punonjësit për një periudhë kohe me kushtin që ju ta mbani për një periudhë më të gjatë në kohë”, tha Ministrja e Financave Denaj gjatë nëj takimi në Vlorë, ditën e shtunë.

Qeveria po parashikonte dhe skema grantesh ose garancish për të nxitur bizneset të deklarojnë punonjësit në sigurimet shoqërore.

“Skemat e granteve dhe garancish kërkojnë një mbështetje edhe nga donatorët. Mendojmë se këto skema në “Shqipërinë 2030″ dhe planin e rimëkëmbjes 5 vjeçare do të gjejnë zbatim” , përfundoi Denaj.

Më shumë për paketat e mbështetjes ekonomike të qeverisë mund të lexoni këtu dhe këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>