Qeveria do të përshtasë një spital të ri për karantinë

Nga Exit News
Qeveria do të përshtasë një spital të ri për karantinë

Qeveria parashikon të bëjë gati brenda 20 ditëve të ardhshme një spital të ri, të cilin do ta përdorë për karantinë për rastet e lehta të të infektuarve me koronavirus.

Lajmi u bë me dije nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Ajo u shpreh se autoritetet kanë vendosur tashmë për vendin se ku do të përshtatet spitali i ri, por nuk tregoi detaje specifike.

Plani i bërë publik nga Manastirliu është për rastin më të keq, nëse infeksioni me Covid-19 do të përhapet përtej parashikimeve.

“Kemi bërë sot një investigim në vendin ku mendojmë dhe besojmë të jetë ky objekt i cili do t’i nënshtrohet edhe një rehabilitimi dhe më pas edhe një plotësimi të nevojave bazë, me mobilimin spitalor dhe me aparaturat bazike që ne vlerësojmë për të pasur së afërmi dhe për të përballuar fluksin për ata pacientë që nuk do të jenë në gjendje të rëndë”

Manastirliu u shpreh se përshtatja e spitalit të ri synohet të fillojë brenda 20 ditësh.

Të mërkurën autoritetet shëndetësore raportuan mbi 20 raste të reja me infeksion duke e çuar totalin e të infektuarve në 146 persona, 5 prej të cilëve kanë vdekur dhe 17 janë riaftësuar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>