
Qeveria në ikje e Kosovës ka vendosur të japë një milionë euro dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e ditëve të para të janarit.
Vendimi u mor të enjten gjatë një mbledhje qeverie.
Sipas vendimit, do të dëmshpërblehen ato familje që kanë pasur dëmtime të banesave si pasojë e përmbytjeve.
Kriteret për kompensim do të përcaktohen nga institucionet përkatese.
Nga reshjet e ditëve të para të janarit, u përmbytën disa qytete, ku më e prekura ishte Gjakova.