Qeveria në detyrë e Kosovës, ka reaguar pas deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili njoftoi se Kosova ka nisur vaksinimin në veri të saj.
Në një deklaratë zyrtare, qeveria shkruan se nuk ka asnjë të dhënë nga doganat dhe nga Policia Kufitare, se në Kosovë kanë hyrë vaksina kundër sëmundjes COVID-19.
“Nëse këto vaksina kanë hyrë në Kosovë përmes rrugëve ilegale, atëherë institucionet e Kosovës do të ndërmarrin masat e nevojshme ligjore ndaj personave të përfshirë në këtë aktivitet ilegal, kontrabandim me barna”
Qeveria pohoi se nuk ka patur asnjë komunikim zyrtar me institucionet e Serbisë për këtë çështje.
Vuçiç tha të premten se vaksinimi në veri të Kosovës po bëhet me vaksinën e kompanive Pfzer e BioNTech, e cila para disa ditëve ka arritur në Serbi. Ai theskoi se Komunat me shumicë serbe funksionojnë sipas sistemit serb. Duke qenë se Serbia ka nisur vaksinimin edhe komunat në veri të Kosovës kanë nisur të njëjtin proces.